Argjentinës i mjafton Messi (VIDEO)

Argjentinës i ka mjaftuar Lionel Messi për të mundur Kilin dhe në një farë mënyrë për t’iu hakmarrë për disfatën në finalen Kupës së Amerikës kur fiks para 269 ditëve ylli i Barcelonës gaboi gjatë ekzekutimit të penaltisë, duke u mundësuar kilianëve që ti gëzohen trofeut, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë kësaj rradhe nuk ishte situata e tillë, pasi ylli argjentinas fare pa frikë ekzekutoi penaltinë e fituar nga Di Maria në minutën e 16-të.

Njëherit ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar në këtë ndeshje, nga e cila Argjentina morri tre pikë shumë të rëndësishme, që tashmë këtë kombëtare e rendisin në pozitën e tretë me 22 pikë.

Në dy ndeshjet tjera Venezuela dhe Peru barazuan 2:2, derisa Paraguaji me rezultatin 2:1 mundi Ekuadorin.

 

Leave a Reply