Lorik Cana takohet me arbëreshët në Itali

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka postuar një foto në rrjetin social instagram, ku është shfaqur me arbëreshët e Italisë.

Futbollisti i cili u përshëndet me kombëtaren “kuq e zi” menjëherë pas kampionatit evropian në Francë, vazhdimisht përcjell kombëtaren pavarësisht angazhimeve tjera që ka në jetën e përditshme.

Ai edhe tani ndodhet me kombëtaren shqiptare në Palermo, aty ku ka takuar arbëreshët e Italisë, shqiptarët të cilët kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën për më shumë se pesë shekuj.

Këtë me krenari e ka treguar Loriku në “Instagram”, duke shkruar: “Lumturi dhe krenari, mes arbëreshëve që ruajtën gjuhën, kulturën për më shumë se pesë shekuj dhe me fëmijë të mrekullueshëm”.

Cana njihet si patriot i madh dhe njeri që ka sakrifikuar shumë për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe ende vazhdon.

Leave a Reply