Juventusi demolon Barcelonën (VIDEO)

Juventusi ka demoluar Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, duke mundur “katalunasit” me rezultatin  e thellë 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Paolo Dybala ishte i pandalshëm gjatë 45 minutave  të para, duke ju shkaktuar shumë probleme futbollistëve “katalunas”, të cilët nuk mund të gjenin kundërpërgjigje për yllin argjentinas.

Dybala vetëm pas 7 minutave lojë realizoi golin e parë në rrjetën e Ter Shtegen, ndërsa nuk vonoi dhe 15 minuta më pas dyfishoi rezultatin në 2:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë kur mendohej se Barcelona do të gjejë kundërpërgjigjen e duhur dhe se do të sulmonte më shumë në drejtim të portës së Bufon, një gjë e tillë nuk ndodhi, por ishte sërish skuadra kampione e Italisë, ajo që shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, kësaj rradhe me autorë Xhiorxhio Kielini (55’).

Me këtë fitore Juventusi iu hakmorë Barcelonës për disfatën në finalen e vitit 2015-të në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, ndërsa Barcelona do ta ketë shumë të vështirë kësaj rradhe në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”.

Leave a Reply