Arrestohet i dyshuari për sulmin e autobusit të Dortmundit

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një të dyshuar lidhur me sulmin me bombë ndaj autobusit të Borusia Dortmundit, njofton DPA, përcjellë “infOSport.mk”.  Tre shpërthime me bombë i shkaktuan dëme autobusit, me të cilin nga hoteli drejt stadiumit “Sinajl Iduna Park” po udhëtonin futbollistët  skuadrës gjermane të Borusia  Dortmundit, që mbrëmë duheshe të zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Monakos.

Xhamat e autobusit ishin thyer, ndërsa mbrojtësi Mark Bartra pësoi një lëndim më serioz. Ai me urgjencë ishte dërguar në spital pas lëndimeve që kishte marrë në dorë, me ç’rast duheshe të ju nënshtrohet disa operimeve të vogla. Në këtë incident më lehtë ishte lënduar edhe një polic.

Prokurori kryesor që merret me hetimin e këtij rasti, Frauke Keller doli me kumtesë zyrtare për mediat, para të cilave konfirmoi arrestimin e njërit prej dy tëdyshuarve.

“Dy islamistë janë të dyshuarit kryesor, edhe pse mund të them se ende jemi duke vazhduar me hetimin. Apartamentet e dy të dyshuarve janë kontrolluar nga ana e policisë, e cila ka arrestuar njërin prej tyre” – konfirmoi Keller.

 

Leave a Reply