Junajtedi fare në fund lejoi që Anderlehti të barazojë (VIDEO)

Mançester Junajtedi nuk ka shkuar më shumë se një barazim në transfertën ndaj Anderlehtit në ndeshjen e parë çerekfinale të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”. “Djajtë e Kuq” avansonin me rezultatin 1:0 deri në minutën e 86-të dhe kontrollonin ndeshjen, ndërsa vendasit në goditjen e tyre direkte drejt portës kundërshtare arritën që të barazojnë rezultatin në 1:1.

Henrikh Mikhtarian kaloi në epërsi Junajtedin në minutën e 37-të, ndërsa Leander Dendonker mban gjallë shpresat e belgëve për ndeshjen e kthimit në “Olld Traford”.

Leave a Reply