Gjorgjevski bylbyli kryesor në ndeshjen Makedonija Gj.P-Renova! Çfarë po përgatit FFM?

Arbitri nga Kumanova Dalibor Gjorgjevski sërish do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e sotme midis Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Renovës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në elitën e futbollit vendor.

Ishte po ky arbitër edhe në ndeshjen e 23 tetorit të vitit të kaluar midis këtyre dy skuadrave që “terorizoi” futbollistët e Renovës  me vendimet e tij skandaloze, por ja që FFM vendos që ai prap të jetë arbitri kryesor i këtij takimi mjaft të vlefshëm për të dyja skuadrat.

Në atë ndeshje Makedonija Gjorçe Petrovi shënoi fitore me rezultatin 3:1, me një penalti shumë të dyshimtë si dhe vendime tjera që ndikuan drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtarë të takimit. Menjëherë pas ndeshjes futbollistët e Renovës akuzuan Dalibor Gjorgjevskin se kishte referuar ndeshjen i dehur, duke kërkuar që i njëjti të mos ju referojë më në ndeshjet e skuadrës së tyre, por ja që FFM nuk po përfill kërkesat e skuadrës nga Xhepçishti që disa herë gjatë këtij edicioni është dëmtuar nga arbitrat.

Vallë a po përgatit FFM edhe një tjetër skandal ndaj skuadrave shqiptare, pas atij vendimi të djeshëm kur dënoi Shkëndijën me 6 ndeshje???

Leave a Reply