Futsal, hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Fituesi aktual dhe njëherit kampioni në fuqi, Zhelezareci do të përballet me liderin e këtij edicioni Shkupin.

Është kjo pa dyshim ndeshja më interesante ku priten mjaft paqartësi, ndërsa në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Crna Reka do të përballet me Velesin.

Ndeshjet gjysmëfinale në program janë me datë 08 apo 09 Maj, ndërsa finalja e madhe në program është me datë 27 maj në Strumicë.

Leave a Reply