ZYRTARE, Musli Lika do të udhëheq sulmin e Dritës së Bogovinës

Musli Lika sezonin e ri futbollistik do të udhëheq sulmin e Dritës së Bogovinës, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i rritur te FC Shkupi, i cili së fundmi ishte pjesë e Gostivarit, me skuadrën nga Bogovina ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ai pritet që të tund rrjetat kundërshtare me fanellën e Dritës së Bogovinës, skuadër kjo që sezonin e ri do ta nis si vendas me Vardarin e Forinës.

Për 20-vjeçarin Lika, Drita e Bogovinës do të jetë skuadra e tij e katërt në karrierë, pasi përveç me FC Shkupin dhe Gostivarin, ai një periudhë të shkurtër kishte luajtur edhe me Korabin, me të cilën skuadër kishte realizuar 7 gola brenda një gjysëmsezoni.

Leave a Reply