Stanojkoviç fton vetëm një shqiptarë në U19

Seleksionuesi i Maqedonisë deri në moshat 19-vjeçare, Vujadin Stanojkoviç  për dy ndeshjet e rradhës miqësore që kjo përfaqësuese do ti zhvillojë gjatë këtij muaji kundër moshatarëve të vetë të Bullgarisë ka ftuar vetëm një shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për Agron Rufatin, një futbollist që ishte zhvilluar te Dinamo e Zagrebit, ndërsa aktualisht është pjesë e grupmoshave të reja te skadra e Lokomotivës së Zagrebit. Ai luan si mesfushor difenziv dhe pritet që të jetë pjesë e dy miqësoreve kundër Bullgarisë, ndaj së cilës Maqedonia në Shkup do të zhvillojë dy ndeshje.

Ndeshja e parë në program është me datë 09 maj me fillim në ora 16:00, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet vetëm dy ditë më pas duke filluar nga ora 11:00.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Stërvitore “Petar Milloshevski” pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

 

Leave a Reply