Toti i jep lamtumirën futbollit!

Françesko Toti do t’i japë lamumtumirën futbollit të luajtur në fund të këtij sezoni. Sipas spekulimeve në Itali, 40 vjeçari, pasi të japë fundë karrierës si futbollist, do të emërohet në postin e drejtorit sportiv te Roma.

“Ashtu siç e di unë, në marrëveshjen e klubit me Totin është paraparë se ky të jetë sezoni i fundit për të si futbollist, ndërsa gjatë verës do të merr një post në bordin drejtues të klubit”, është shprehur drejtori aktual i Romës, Monçi.

Toti pjesë e Romës është që nga viti i largët 1992, duke shënuar 250 gola në 616 paraqitje me këtë skuadër, ndërsa për përfaqësuesen e Italisë ka zhvilluar 58 ndeshje.

Leave a Reply