Bastoret nënvlerësojnë Shkupin në përballjen me Renovën? (FOTO)

Diçka e pazakontë është vërejtur në koeficientet e bastoreve, ku këta të fundit kanë nënvlersuar skuadrën e Shkupit në përballjen me Renovën që do të zhvillohet sot në Tetovë në kuadër të javës së 31 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. “Mozzartbet” fitoren e Renovës e vlerëson me koeficientin 1.12, ndërsa fitoren eventuale të “bardhebluve” nga Çairi me koeficientin e pabesueshëm 20.

Është vërtetë për tu habitur një vlerësim i këtillë nga ana e kësaj bastore, duke pasur parasysh se Shkupi gjatë gjithë sezonit ka qenë kundërshtar i vështirë jo vetëm për Renovën, por për të gjitha skuadrat tjera në elitën e futbollit vendor, përfshirë këtu edhe skuadrat pretendente për titullin.

Shkupi ndeshjen e fundit në LPFM e mbylli me barazim ndaj Shkëndijës, ndërsa një xhiro para saj mundi Rabotniçkin si mysafir.

Sa i përket përballjeve me Renovën, skuadra e Shkupit ka regjistruar një fitore, një disfatë dhe një barazim. Fitoren e vetme Renova e shënoi në duelin e zhvilluar në Tetovë gjatë këtij edicioni me shifrat minimale 1:0.

Referuar edhe në ndeshjet mes këyre dy skuadrave ky koeficient i dhënë për Shkupin është surprizues dhe nënvlerësues për skuadrën nga Çairi, ndërsa mbetet të shihet se çfarë po zihet pas kësaj çështje, apo ndoshta edhe vetë bastoret janë bazuar në mungesën e shumtë të futbollistëve elitarë te Shkupi?

Leave a Reply