“Do të doja të jem trajner i Napolit”

Diego Maradona ka pranuar se ai do të jetë i hapur për të marrë drejtimin e Napolit në të ardhmen, por sigurisht nëse një gjë të tillë e dëshirojnë edhe tifozët.

“Së pari duhet t’i rregullojë problemet që i kam në Itali, ndërsa pastaj të punoj te Napoli. Do të jetë e rëndësishme të bëjmë gjithçka drejtë dhe mirë dhe pastaj të konkurrojmë me Romën, Juventusin e të tjerët”, është shprehur Maradona.

Të kujtojmë që Maradona ka disa probleme me qeverinë italiane, në çështjen e borxhit të tatimit me vlerë prej 39 milionë euro .

Ndërkohë argjentinasi vazhdon të mbetet një  një legjendë e gjallë e Napolit, i cili për 7 vite me “napolitanët”  ka fituar 2 tituj në Serinë A, një Kupë Italiane, një Superkupë të Italisë si dhe një trofe të UEFA-së, ndërsa ka dhuruar magji në fushë dhe ka shënuar shumë gola fantastik.

Napoli aktualisht është nën udhëheqjen e Marizio Sarrit dhe pozicionohet në vendin e tretë në Seria A me 74 pikë të tubuara.

Leave a Reply