Zidan: Futbolli nuk është veq gol, e shikuat finten e Benzemës?

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, pas takimit me Atletikon në takimin me gazetarët, ka vlersuar të gjithë futbollistët e tij për kualifikimin në finale, ndërsa më shumë është përqëndruar tek francezi, Kerim Benzema.

“Jemi shumë të lumtur pasi arritëm të kualifikohemi edhe në një finale. Mendoj që meritat iu takojnë të gjithëve e posaçërisht futbollistëve, të cilët punuan së bashku për të arritur deri këtu. Kishim problem në 25 minutat e para, pranuam dy gola, por besoja në vete se do të vinë shanset tona për gol. Në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë se kundërshtari. Futbolli nuk është vetëm gol, por shikone finten e Benzemës. Shumë jam i kënaqur nga paraqitja e tij. Jam  i vetdishëm që kam shumë futbollist dhe për mua të gjithë janë të rëndësishëm. Kemi shumë kohë që të përgatitemi për finale. Besoj te ky grup i futbollistëve”, është shprehur trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan në konferencën për media pas ndeshjes me Atletikon.

Leave a Reply