Vëllazërimi pa shumë probleme ndaj Turnovës (VIDEO)

Skuadra e Vëllazërimit ka shënuar fitore më se të merituar në përballjen e javës së 25-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë ndaj Horizont Turnovës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e drejtuar nga strategu tetovar, Xhengiz Rexhepi shënoi fitore me rezultatin 3:1, duke mos diskutuar fitoren në asnjë moment.

Kërçovarët e nisën vrrullshëm ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë në harkun e dy minutave. Ishte Albulen Imeri ai i cili në minutën e 11-të shënoi golin e parë për Vëllazërimin, ndërkohë nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas, Mirlind Ibrahimi me një goditje për tokë nga brendia e zonës realizoi edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës mysafire.

2:0 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në minutën e 27-të, të pjesës së dytë Vëllazërimi me anë të Mërgim Danit realizoi edhe golin e tretë, duke konfirmuar në atë mënyrë fituesin e kësaj përballje.

Deri në mbyllje të takimit, gjithçka që mundën të bëjnë mysafirët nga Strumica, ishte goli i shënuar nga ana e Martio Krstevskit në minutën e 84-të.

Falë kësaj fitore Vëllazërimi arriti në kuotën e 31 pikëve, duke siguruar edhe matematikisht mbijetesën në Ligën e Dytë.

Leave a Reply