Festa e veçantë e futbollistëve të Benfikës pas titullit kampion (VIDEO)

Futbollistët e 36-herë kampionëve të Portugalisë, Benfikës, kanë festuar titullin e kampionit në mënyrë unikale. Mediat nga e gjithë bota vëmendjen e tyre e përqëndruan më së shumti tek festa e futbollistëve të Çelzit në dhomat e xhveshjes për fitores ndaj Uest Bromuiç Albionit, mirëpo futbollistët e Benfikës festuan në një mënyrë krejtësisht të veçantë.

“Shqiponjat e Lisbonës” titullin e tyre e festuan në një mënyrë shumë më ndryshe, me një motoçikletë, ku në qendër të vëmendjes ishte Eliseu. Ai bashkë me motoçikletën që ishte i ngjyrosur me ngjyrat e klubit dhe që barte numrin e titujve, 36, u fut brenda dhomave të xhveshjes duke dëshmuar disa nga aftësitë e tij si motoçiklist.

Benfika në ndeshjen e javës së 33-të demoloi ekipin e Vitoria me rezultatin 5:0, duke siguruar në këtë mënyrë titullin e kampionit një javë para përfundimit të kampionatit të rregullt.

Video: Benfica win best dressing room celebration

Chelsea Football Club's dressing room title celebrations have been trumped! 🏆🛵Well played, Sport Lisboa e Benfica. 😂

Публикувахте от Yahoo Sport UK в 14 май 2017 г.

Leave a Reply