Xhenk Tosun i vetëm mundi Iranin (VIDEO)

Turqia ka mundur 2:1 Iranin në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fatih Terim”, ku fjalën kryesore e kishte sulmuesi i Evertonit Xhenk Tosun, që realizoi të dy golat për turqit, njofton “infOSport.mk”.

Golin e parë ish sulmuesi i Beshiktashit e realizoi vetëm pas 6 minutave lojë, teksa në minutën e 50-të shënoi edhe golin e dytë personal, duke mos i dhënë shumë shpresa në ato momente skuadrës kombëtare të Iranit.

Këta të fundit golin e nderit e realizuan në minutat shtesë të takimit, edhe atë nga pika e bardhë me anë të futbollistit të tyre më të njohur, Ashkan Dejagah, i cili një kohë të gjatë ka luajtur në Gjermani, teksa aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Notingham Forest në Angli.

Ishte ky takimi i parë midis Turqisë dhe Iranit pas plotë 44 vitesh, pasi për herë të fundit këto dy kombëtare kishin luajtur në vitin 1974.

Turqia ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë me 1 qershor kundër Tunizisë në Zvicrë, ndërsa ndeshjen e saj të fundit do të zhvillojë kundër Rusisë.

Leave a Reply