Talenti i Juves, Erkan Shabani shkëlqen me 4 gola në barazimin ndaj SEEU

Sonte në palestrën “Enver Idrizi” në Çair u zhvillua ndeshja e javës së fundit ndërmjet Juventus Seravës dhe SEE Universitetit në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje mjaft efikase, në të cilën të dyja skuadrat shënuan nga 7 gola, për tu ndarë në fund me barazimin 7:7.

Figurë qëndrore e ndeshjes ishte talenti i Juventus Seravës, Erkan Shabani, i cili thjesht ishte i pandalshëm për ekipin kundërshtarë duke shënuar plotë 4 gola në rrjetën e mysafirëve nga Tetova vetëm gjatë pjesës së parë që u mbyll me barazimin 4:4. Në këtë pjesë për mysafirët autorë të golave ishin Arian Ibrahimi, Elmaz Ibrahimi dhe Venhar Huseini, që realizoi dy gola.

Edhe pjesa e dytë u zhvillua me të njëjtin ritëm, me shumë aksione dhe gola të shënuar, ku të dyja skuadrat shënuan edhe nga 3 gola të tjerë, për ta mbyllur ndeshjen në mënyrë vëllazërore, 7:7.

Për vendasit në pjesën e dytë realizuan  Isa Zekiri, Enez Jusufi dhe talenti tjetër i “bardhezinjëve” nga Serava, Jakup Ramadani, ndërkohë për SEE Universitetin shënuan Hatem Xheladini dhe Kadir Rexhepi, që shënoi dy herë në rrjetën e vendasve.

Pas këtij barazimi Juventus Serava e mbylli kampionatin në pozitën e 7-të me 24 pikë, ndërkohë SEE Universiteti një pozitë më lartë me 27 pikë të tubuara.

 

Leave a Reply