Që nga dhjetori luan në Kazakistan, ndërsa ende kryegolashënues në Rumani!!

Sulmuesi kosovar, Azdren Llullaku që nga dhjetori luan në Kazakistan me skuadrën e Astanas, mirëpo emri i tij ende qëndron në krye të golashënuesve në elitën e futbollit rumun.

Llullaku braktisi ekipin e Gaz Metan në fund të gjysmës së zezonit, për t’u transferuar në kampionatin kazak, mirëpo ai edhe më tej kryeson listën e golashënuesve në Rumani me plotë 16 gola të shënuar në gjysmën e sezonit.

Në këtë mënyrë sulmuesi kosovar është ende kandidati kryesor për fitimin e “Këpucës së Artë” në kampionatin rumun, pasi ndjekësi i tij më i afërt, Kristian Bud nga rradhët e CFR Kluzh ka pesë gola më pak.

Deri në mbyllje të kampionatit në Rumani kanë mbetur vetëm edhe katër javë, ndërsa bazuar në ritmin e golave të shënuar në ndeshjet e javëve të fundit, që është shumë i ulët, me shumë gjasa Azdren Llullaku në mbyllje të sezonit do të duhet sërish të rikthehet në Rumani, për të pranuar çmimin e golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit rumun.

Leave a Reply