Zvicra merr edhe një talent tjetër shqiptarë

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë ti humbasin talentët e rinj të futbollit. Pas ftesës për Albian Ajetin nga ana e trajnerit të Zvicrës Vladimir Petkoviç, një ftesë tjetër po nga e  njëjta përfaqësuese vjen edhe për Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi i Ingolshtadt është ftuar nga ana e trajnerit të “helvetëve” për dy ndeshjet e muajit qershor, miqësoren ndaj Bjellorusisë si dhe atë eleminatore kundër Ishujve Faroe.

Hadërgjonaj një kohë të gjatë është vëzhguar nga Albert Bunjaki dhe Xhiani De Biasi, mirëpo në fund po del se asnjëri prej tyre nuk do ketë mundësinë ta sheh atë në skuadrën e tyre.

Nga e gjithë kjo si duket do të përfitoj Zvicra, që vazhdon me marrjen e talentëve shqiptarë, pasi edhe më parë kjo përfaqësuese ka bërë një gjë të tillë, ndërsa si dëshmi më e madhe janë futbollistët me emër që mbrojnë ngjyrat e tyre, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Bbehrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, etj.

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Ingolstadt ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës, duke luajtur për U20 dhe U21, ndërsa tashmë edhe për ekipin e parë.

Leave a Reply