Sançez pranë kalimit te Bayerni i Mynihut

Aleksis Sançez këtë verë do të kalojë në radhët e Bayernit të Mynihut. Lajmin e kanë publikuar disa media në Gjermani, të cilat e lidhin ndodhjen e agjentit të Sançezit në Mynih për bisedime me Bayernin.

Transferimi i kilianit, “Bavarezëve” do t’iu kushtojë 58 milionë euro, ndërsa Sançezi do të përfitojë 13 milionë euro në sezon apo 250 mijë euro në javë. Për sulmuesin e Arsenalit, të interesuar janë edhe skuadrat si PSZH, Çelsi, Juventus dhe Real Madrid, mirëpo më afër transferimit për momentin ndodhen gjermanët e Bayernit.

Sançez është njëri ndër futbollistët më të mirë te Arsenali, mirëpo mospjesëmarrja e këtyre të fundit në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm ka bërë Sançezin të kërkojë largimin nga skuadra.

Reprezentuesi kilian me fanellën e Arsenalit këtë sezon ka shënuar 29 gola në total dhe ka dhënë 19 asiste.

Leave a Reply