Skandal: Policia bastis zyrat e PSZH-së dhe shtëpitë e Di Marias dhe Pastores

Zyrtarë të Byrosë qëndore për luftimin e korrupcionit dhe krimit financiar të Francës kanë bastisur zyrat e Paris Sen Zhermenit, si dhe shtëpitë e dy futbollistëve të kësaj skuadre, Anhel Di Marias dhe Havier Pastores, njofton portali “Foot Mercato”, përcjellë “infOSport.mk”.

Një gjë e tillë kishte ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06 sipas kohës lokale. Klubi parisien dhe futbollistët e lartëpërmendur akuzohen për mashtrim tatimor ndaj shtetit.

Argjentinasi Di Maria kaloi në rradhët e PSZH-së gjatë vitit 2015-të, ndërsa këtë sezon me ekipin parisien regjistroi 42 ndeshje, 14 gola dhe 15 asistime.

Bashkëkombasi i tij Pastore pjesë e PSZH-së është që nga viti 2011-të, ndërsa këtë sezon zhvilloi vetëm 22 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.

Leave a Reply