Novaci mund Vëllazërimin, siguron balotazhin për elitë

Skuadra e Novacit ka fituar Vëllazërimin në transfertë me rezultat 2:3, duke siguruar kështu pozitën e tretë në Ligën e Dytë të Maqedonisë dhe balotazhin për elitë.

Mysafirët e Novacit që në 20-të minutat e para të sfidës realizuan dy gola me Stojkovskin që shënoi në minutën e 5-të dhe Talevskin 15 minuta më vonë, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, Stojkovski rriti epërsinë në 0:3.

Pjesa e dytë iu takoi vendasve të Vëllazërimit, të cilët morën iniciativën në terren, duke shënuar dy gola me Mërgimin në minutën e 79-të dhe Zeqirin në të 85-tën.

Me këtë fitore Novaci e mbyll sezonin në vendin e tretë me 42 pikë dhe do të luaj ndeshje të balotazhit për kyçje në elitë.

Ndeshjet e mbetura të xhiros së 27-të në LDFM, do të zhvillohen nesër me fillim në orën 16:30.

Leave a Reply