PSZH për të tretin vit me rradhë rrëmben Kupën e Francës (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni ka mundur miniamlisht 1:0 ekipin e Anzhe në finalen e Kupës së Francës, duke rrëmbyer këtë trofe edhe për të tretin vit me rradhë, i cili ishte gjithsej i 11-të në historinë e klubit parisien.

Edhe pse pritej një fitore e lehtë e “parisienëve”, ajo nuk erdhi aq lehtë, edhe përkundër faktit se PSZH krijoi shumë raste para portës së Anzhe.

Goli i vetëm i shënuar në këtë ndeshje ndodhi në minutën e parë shtesë të takimit, edhe atë me një autogol të realizuar nga Isa Sisoko.

Për skuadrën nga kryeqendra franceze është ky trofeu i tretë i fituar këtë edicion, pas atyre në kuadër të Superkupës dhe Liga Kupës, ndërkohë rikujtojmë që në kampionat PSZH doli vetëm i dyti, pas Monakos.

Me rastin e finales së 100-të në kuadër të Kupës franceze, në tribunat e stadiumit  prezent ishte edhe presidenti i ri i Francës, Emanuel Makron, i cili ndoqi ndeshjen në shoqërinë e bashkëshortes së tij.

Vetë Makron është një fans i Olimpikut të Marsejës, ndërsa kjo gjë bëri që tifozët e PSZH-së ta fërshëllenin atë.

Leave a Reply