Sezoni i ri do të startojë me “El Klasiko”

Pas triumfit në Kupën e Mbretit, Barcelona do të luftojë edhe për një trofe, edhe atë për Superkupën e Spanjës. Kështu që sezoni i ri 2017/18 do të startojë me “El Klasiko”, pasi në Superkupë do të përballen Barcelona me Real Madridin. (Fituesi i La Ligës me fituesin e Kupës)

Fituesi i trofeut të Superkupës së Spanjës do të përcaktohet pas 180 minutave lojë, me Realin dhe Barçën që do t’i luajnë dy ndeshje, ku takimi i parë zhvillohet në “Kamp Nou”, ndërsa ai i kthimit në “Santiago Bernabeu”. Terminet e takimeve ende nuk janë zyrtarizuar, ndërsa me shumë gjasa do të luhen me 12/13 dhe 15/16 gusht.

Leave a Reply