Impianti i kampionëve të Italisë do të emërohet “Juventus Alians Stadium”

Kampionët e Italisë dhe fituesit e Kupës, Juventusi me shumë gjasa gjatë muajve në vijim do ta ndërrojnë emrin e impantit të tyre në “Juventus Alians Stadium”

Kompania e njohur  nga Gjermania, Alians ka ofruar sponsorim për klubin Italian, ndërsa për momentin është duke u pritur përgjigje nga ana e drejtuesve të Juventusit. Kompania në fjalë aktualisht është edhe sponsor i Bayernit të Mynihut, ndërsa ka investime edhe në disa klube tjera.

Juventusi në të kaluarën ishte shumë afër të marrëveshjes me kompaninë “Samsung” për t’i dhënë përdorimin e emrit të stadiumit, mirëpo palët nuk gjetën akordin.

Leave a Reply