Kostov sërish në krye të Renovës

Strategu nga Shtipi, Vlatko Kostov është shumë pranë rikthimit te skuadra e Renovës. Burime të besuara për “infOSport.mk” bëjnë me dije se Kostov do të udhëheq Renovën në sezonin e ri futbollistik, duke zëvendësuar në këtë post Qatip Osmanin, i cili morri drejtimin e Shkëndijës.

Kostov edhe në të kaluarën ka udhëhequr Renovën, ndërsa nëse edhe zyrtarisht vendos të marrë drejtimin e “gjipspunuesve”, do të jetë kjo hera e katërt që do të ulet në bankinën “bardhekaltër”.

Për herë të parë Kostov, Renovën udhëhoqi në sezonin 2006/2007, ndërsa në periudhën 2008-2010 kur sërish u ul në bankinën e skuadrës nga Xhepçisht, ai me Renovën arriti që të shpallet kampion në sezonin 2009/2010.

Megjithatë ai edhe përkundër këtij suksesi në fund të sezonit u largua, duke marrë rolin e asistuesit në përfaqësuesen e Maqedonisë, për tu rikthyer sërish në sezonin 2011/2012, dhe sërish me titull, kësaj rradhe duke triumfuar në Kupën e Maqedonisë, kur në finalen e madhe të zhvilluar në Shtip Renova mundi Rabotniçkin me rezultatin 3:1.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply