Juventusi edhe përkundër disfatës përfitoi 28 mln euro më shumë se Reali

Juventusi kishte humbur nga Reali, por megjithatë financiarisht kishte përfituar më shumë se “mbretërit”. Sipas përllogaritjeve të portalit italian “Calcio e Finanza”, Juventusi do të fusë në arkat e klubit 109 milionë euro nga paraqitjet e sivjetshme në Ligën e Kampionëve Europian, 28 milionë euro më shumë se Reali i Madridit, skuadër kjo që në finalen e Kardifit shënoi fitore me rezultatin 4:1. Klubi madrilen do të përfitojë vetëm 3 milionë euro më shumë sesa Leçesteri, skuadër që u eleminua në çerekfinale.

Diferenca është ajo që quhet “market pool”, të ardhurat komerciale që ndan UEFA për klubet europiane. Në këtë aspekt, Juventusi ka dy avantazhe në krahasim me Realin. Së pari, UEFA ndan të ardhura për çdo shtet dhe në rastin e Italisë, këto të ardhura ndahen në 3 klube, ndërsa në Spanjë ndahen në 4 (sezonin e kaluar ishin 5 spanjolle).  Gjithashtu, gjysma e “market pool”-it shpërndahet duke marrë parasysh pozicionin e skuadrës në kampionat.

Kështu, Juventusi merr 25% të asaj që i përket klubeve për shkak se doli në vend të parë sezonin e kaluar, ndërsa Realit i takon 15%, pasi u rendit i dyti në La Liga 2015-2016.

Së dyti, UEFA merr nga të drejtat televizive në Itali 248 milionë euro, ndërsa nga Spanja “vetëm” 208 milionë euro.

Leave a Reply