Ronaldo vendos ultimatum: Juventus transferon dyshen e La Ligas për 100 milionë euro

Juventusi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, teksa në 5 xhirot e para  ka grumbulluar 9-të pikë në ndeshjet e “Serie A”.

Pirlo nuk ka arritur ta implementojë filozofinë e tij te Juventusi. Italiani kishte paralajmëruar një Juventus shumë sulmues, por “Biankonerët” kanë shfaqur mjaftë dobësi në vijën e sulmit.

Prandaj Kristiano Ronaldo i ka vendosur ultimatum Anjellit  për të qëndruar te Juventusi edhe për një tjetër sezon. Portugezi ka kërkuar transferimin e dyshes nga La Liga, Mikel Oyarzabal dhe Jules Kounde.

Oyarzabal do të ishte një përforcim ideal për krahun e majtë të sulmit. 23-vjeçari ka shënuar katër gola këtë sezon me Real Sociedad, ndërsa vlera e tij në treg është 60 milionë euro.

Kounde nga ana tjetër shihet si një përforim ideal për vijën e mbrojtjes, pasiqë Bonuçi dhe Kiellini janë drejt përfundimit të karrierës së tyre.

21-vjeçari po shkëlqen te Sevilja dhe cilësohet si një mbrojtës me një të ardhme të ndritur.

Leave a Reply