Bonuçi rreth largimit të tij: Është thjesht shpikje e mediave

Leonardo Bonuçi qetëson tifozët e Juventusit. Reprezentuesi italian as që e ka ndërmend të largohet nga Juventusi gjatë kësaj merkatoje, edhe pse emri i tij lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te Çelzi.

Bonuçi ka dhënë një deklaratë për mediat italiane duke hedhur poshtë këtë lajm, që sipas tij nuk është aspak i vërtetë.

“Largimi im? Është një shpikje nga mediat. Nuk më ka shkuar asnjëherë në mend të lë Juventusin për një ekip tjerër”, deklaroi Bonuçi.

Çelzi ishte i gatshëm të paguajë 60 milion euro për shërbimet e Bonuçit, i cili me këtë deklaratë ju dha fund shpresave të kampionëve anglez se mund të vijnë deri te shërbimet e italianit.

Leave a Reply