Tre festa në një natë për Ueslli Snajder

Mesfushori holandez, Ueslli Snajder, ka arsye të mëdha për të festuar sonte. Ai sot feston ditëlindjen e tij të 33-të, ndërsa njëkohësisht po feston rekordin për më shumë ndeshje të zhvilluara me kombëtaren holandeze si dhe golin e shënuar ndaj Luksemburgut, ndaj së cilës kombëtare Holanda gjatë 45 minutave të para po avanson me rezultatin 2:0.

Snajder i cili sot mbushi 33-vjet, ndaj Luksemburgut po zhvillon ndeshjen e tij të 131-të me fanellën e Holandës, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e deritanishëm të portierit legjendar Edvin Van der Sar me 130 ndeshje.

Që mbrëmja të jetë edhe më e bukur, Snajder u përkujdes që atë ta kurorëzojë edhe me një gol të shënuar në rrjetën e Luksemburgut, që ishte goli i tij numër 34-të me skuadrën “tulipane”.

Snajder për Holandën kishte debutuar gjatë vitit 2003, kur kjo skuadër drejtohej nga trajneri aktual, Dik Advokat.

Leave a Reply