Suedia fare në fund mundi Francën, Holanda pa probleme ndaj Luksemburgut (VIDEO)

Suedia mundi Francën me rezultatin 2:1 në ndeshjen eliminatore të grupit “A” e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”. Fitoren suedezët e arritën në sekondat e fundit të ndeshjes, edhe atë falë gabimit fatal të portierit Hugo Loris, i cili lëshoi portën e tij, ndërsa në tentativë për të larguar topin nga zona e tij e rrezikshme, atë ia servoi drejt në këmbë mesfushorit suedez, Ula Toivonen, i cili nga gjysmëfusha me një goditje precize shënoi golin e fitores.

Ndryshe ishin francezët ata të parët që shënuan në këtë përballje, falë super golit të shënuar nga ana e sulmuesit Olivie Zhiru në minutën e 38-të, ndërsa golin e barazimit për Suedinë në këtë përballje e realizoi Xhimi Durmaz një minutë para fundit të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër të grupit Holanda ashtu edhe siç pritej me reuzltatin e thellë 5:0 mundi Luksemburgun. Roben dhe Snajder shënuan gjatë pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë tre gola të tjerë shtuan Vijnaldum, Promes dhe Jansen që shënoi nga pika e bardhë.

Suedia falë kësaj fitore u barazua me Francën në krye të renditjes, që të dyja kombëtaret nga 13 pikë, derisa Holanda me 10 pikë renditet në pozitën e tretë.

Bullgaria bëri një hap fals, pasi pësoi disfatë në transfertën ndaj Bjellorusisë, duke humbur në këtë mënyrë hapin me skuadrat kryesuese. Bullgaria mbetet në kuotën e 9-pikëve, që e rëndisin këtë kombëtare në pozitën e katërt.

Ndeshjet e Grupit “A”
Suedia  2:1 Franca
Bjellorusia   2:1  Bullgaria 
Holanda 5:0 Luksemburgu
# Ekipi Nd. Pikë
1. Suedia 6 13
2. Franca 6 13
3. Holanda 6 10
4. Bullgaria 6 9
5. Bjellorusia 6 5
6. Luksemburgu 6 1

Leave a Reply