UEFA cakton datën, bëhuni gati për rezervimin e biletave të Super Kupës

Shtëpia e futbollit Evropian sot edhe zyrtarisht ka publikuar se gjitha detajet rreth fazës së aplikimit për ndeshjen finale të Super Kupës së Europës në Shkup, përfshirë këtu edhe rezervimin e biletave dhe çmimin e tyre, do ti publikojë me 13 qershor në faqen e saj zyrtare.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që dy ditë më parë, ndërsa tashmë edhe zyrtarisht gjithë të interesuarit për të ndjekur ndeshjen finale të Super Kupës ndërmjet Realit të Madridit dhe Mançester Junajtedit, një gjë të tillë do të mund të bëjnë përmes këtij LINKU të faqes zyrtare të UEFA-s.

Pikërisht në këtë link do të mund të mësoni të gjitha detajet rreth rezervimit të biletave, të cilat mund të rezervohen vetëm për kartelave “Master Card” dhe kartelave kreditore “Visa”.

Finalja e “Super Kupës 2017” zhvillohet në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup me datë 08 gusht, ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat gjigande evropiane, Mançester Junajted dhe Real Madrid.

Leave a Reply