Bajrami mbetet pjesë e Shkupit

Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim me trajnerin Ardian Nuhiu dhe portierin e kapitenin Suat Zendeli, kryesia e Shkupit me në krye presidentin e ri, Omer Bunjaku sot ka vazhduar bashkëpunimin edhe me zëvendës kapitenin, Muarem Bajrami.

Ky i fundit ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër, duke u shprehur i kënaqur që edhe më tej do të jetë pjesë e skuadrës së tij të zemrës.

“Jam i kënaqur që po vazhdoj edhe më tutje të mbroj ngjyrat e klubit të zemrës dhe të luaj para publikut më të mirë “Shvercerat”. Ndjehem i lumtur që kryesia e re, me në krye presidentin e ri Omer Bunjaku ka vlerësuar punën dhe mundin tim, duke vlerësuar se duhet të jem pjesë edhe më tej e Shkupit, ndërsa e imja është qe tua kthej besimin me angazhim maksimal në fushë”, – ka thënë Bajrami për faqen zyrtare të klubit.

Bajrami sezonin e kaluar 2016/2017 mungoi në vetëm dy ndeshje, nga gjithsej 36, dhe ishte ndër futbollistët më të spikatur të skuadrës nga Çairi me 4 gola të shënuar.

Leave a Reply