Goran Popov braktis Vardarin

Goran  Popov është një futbollist i lirë, pasi sot prishi kontratën me ekipin kampion të Vardarit. Futbollisti me origjinë nga Strumica, edhe pse kishte kontratë deri në fund të vitit 2017-të, ai vendosi ta prish të njëjtën, duke këruar sfida të reja.

Popov te Vardari arriti në vitin 2014-të nga rradhët e skuadrës angleze të Uest Bromuiç Albionit, te e cila skuadër luante në formë huazimi nga rradhët e Dinamo Kievit. Ardhja e tij u prit me shumë bujë, mirëpo Popov nuk arsyetoi epitetin e një futbollisti me përvojë ndërkombëtare, pasi gjatë 3 edicioneve të kaluara te kampionët në fuqi të Vardarit, ai luajti në vetëm 43 ndeshje, duke relizuar 3 gola.

Edicionin e fundit, ai morri besimin e trajnerit Goce Sedlloski në vetëm 10 ndeshje.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e rradhës në karrierën e tij, ku me shumë gjasa do të luaj sërish jashtë Maqedonisë.

Leave a Reply