Besar Iseni në radarin e Vardarit

Vardari pas transferimit të Visar Musliut nga rradhët e Renovës, dëshiron që të transferojë edhe një tjetër futbollist shqiptarë. Fjala është për talentin e FC Shkupit, Besar Iseni, i cili parapëlqehej edhe nga drejtuesit e Rabotniçkit.

Këta të fundit hoqën dorë për shkak dëmshpërblimit që duheshe të paguanin për shërbimet e 20-vjeçarit, i cili ka kontratë me Shkupin deri në vitin 2019-të.

Mirëpo kur është në pyetje Vardari dhe fuqia e tyre financiare, atëherë gjithçka është e mundur, ashtu që shumë lehtë mund të ndodhë që Iseni të bëhet futbollisti i tretë shqiptarë që do të veshë fanellën e kampionëve në fuqi të Vardarit, pas Visar Musliut dhe Besir Demirit, një tjetër futbollist, produkt nga shkolla e futbollit të FC Shkupit.

Leave a Reply