Admir Mehmedi drejt skuadrës Nica

Futbollisti nga Gostivari këtë verë me shumë gjasa do të kalojë në radhët e skuadrës franceze Nica. Një gjë të tillë e ka publikuar “Korriere dello Sport” me shqiptarin që do të kalojë në formë huazimi te Nica nga Bayern Leverkuseni.

Reprezentuesi i Zvicrës, Mehmedi me Leverkusenin ka kontratë valide deri në qershor të vitit 2019. Futbollisti 26 vjeçar më herët ka luajtur me Freiburgun, Dinamo Kievin e Cyrihun.

Leave a Reply