Kina dëshiron ta “rrëmbejë” Goran Pandevin

Edhe pse reprezentuesi i Maqedonisë, Goran Pandev është kah fundi i karierës së tij, ai në vazhdimësi po kërkohet nga klube të ndryshme të Evropës, ndërsa së fundmi kanë shfaqur interesim për të edhe nga Kina.

Një ofertë prej 5.5 milionë eurovë ka arritur në adresë të Pandevit nga skuadra kineze Zhiangs Suning. Sygjerim për reprezentuesin e Maqedonisë e ka bërë Fabio Kapello, i cili falë eksperiencës së tij në Itali i njeh mirë cilësit e Pandevit, duke e rekomanduar kështu te drejtuesit e skuadrës kineze, në të cilën ai mban rolin e shefit të stafit teknik.

Gjithçka mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim, me Pandevin që do ta shqyrtojë ofertën e bërë nga Suning dhe do të vendos për të ardhmen e tij.

33 vjeçari aktualisht është pjesë e Xhenovës në Seria A të Italisë.

Leave a Reply