Kaos te Italia!Pas Bufon dhe Ventura largohen edhe tre futbollistë të tjerë

Eksodi i paralajmëruar dhe i filluar nga Xhanluixhi Bufon te Kombëtarja e Italisë është konfirmuar. Portieri legjendar italian paralajmëroi tërheqjen e tij, duke i lënë vendin Xhanluixhi Donarumas së Milanit, ndërsa gjithashtu njoftoi se pas tij, nga Kombëtarja do të largoheshin edhe De Rosi, Kielini e Barzalji.

Ky i fundit, shok skuadre me Bufonin edhe te Juventusi madje gjithçka konfirmoi para mediave.

“Është një mëkat ta mbarosh kështu. Të lësh këtë grup është e vështirë, është e vështirë edhe të gjesh fjalët. Lotët pas Europianit ishin një shpërthim emocional, të lësh kështu Kombëtaren është një goditje e rëndë. Mbyllet një cikël veteranësh, por ka të rinj që kanë shumë dëshirë për të luajtur dhe dëshmuar veten”, – tha Barzalji pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm ndaj Suedisë, në të cilën ndeshje “axurrët” nuk arritën dot të shënojnë të paktën një gol, që do ju mundësonte atyre për të shpresuar më pas në kohën shtesë dy herë nga 15 minuuta, apo edhe përmes ruletit të penaltive.

Kështu me barazimin pa gola dhe fitoren minimale 1:0 të Suedisë në ndeshjen e parë, janë suedezët ata të cilët do të udhëtojnë në Botërorin e vitit të ardshëm që do të mbahet në Rusi.

Leave a Reply