Antonio Kasano rikthehet në “Serie A”

Ish sulmuesi i Kombëtares Italiane, është shumë pranë rikthimit në “Serie A”, pasi mungoi sezonin e kaluar për shkak një konflikti që pati me skuadrën e Sampdorias.

Sipas “Sky Sport Italia”, ish futbollisti i Parmës, Interit, Milanit, Romës është në bisedime me skuadrat si Verona dhe Krotone.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e tij, edhe pse mediat italiane e shohin atë më afër Veronës, ku Kasano do të rigjente ish partnerin e tij nga Sampdoria, Xhanpaolo Pacinin.

Verona u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin italian, pasi sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e dytë në “Serie B”.

Leave a Reply