Hamilton në “Pole Position” edhe në Azerbejxhan

Piloti i Mercedesit, Luis Hamilton ka fituar “Pole Position” për Çmimin e Madh të Azerbejxhanit në Formula 1.

Britaniku u rendit i pari në provat zyrtare të zhvilluara sot, duke mbyllur gjithçka me kohën 1 minutë e 40 sekonda e 593 të qindat, ndërsa pas vetës la Valteri Botasin dhe Kimi Raikonenin.

Për Hamiltonin ky ishte “Pole Position” i 66-të në karrierën e tij, ku tashmë ndodhet vetëm dy “Pole Position” larg rekordit të Mishel Shumaherit.

Gara për Çmimin e Madh të Azerbejxhanit do të zhvillohet nesër me fillim në orën 15:00.

Leave a Reply