Panikët te të tjerët! Po rrikthehet një Inter i madh

Presidenti i Interit, Erik Tohir, pas një kohe të gjatë që nga marrja e zotërimit të skuadrës “zikaltërt” ka foluar në media. Tohir ka shpjeguar punët rreth projektit të ndërtimit të një skuadre që do të pretendojë majat evropiane dhe jo vetëm ato në Itali.

“Mendoj se Suning ka burimet e nevojshme financiare për të ndërtuar një Inter të madh. Do t’i shtojmë skuadrës disa lojtarë të tjerë por po punojmë shumë për të rritur praninë tonë edhe në Kinë. Interi është një nga klubet më të mëdha të botës dhe mendoj se duhet të luajmë rregulisht në Champions League. Klubi po tenton të përmirësojë sa më shumë skuadrën për të arritur sa më parë objektivat që kemi. Kur mbërrin një i huaj, tifozët pyesin shumë dhe ne duhet të tregojmë se po punojmë për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Do të duhet pa kohë për t’u rikthyer te sukseset por mendoj se duhet të frymëzohemi nga Leicester City”, ka thënë numri 1 i Interit, Tohir.

Leave a Reply