Dinamo Zagreb përjashton stafin e trajnerëve, nuk pranuan ulje pagash

Krizë e gjithanshme në botën e futbollit, teksa klubet po tentojnë të gjejnë zgjidhje nga më të ndryshmet.

Uljet e pagave janë kthyer në realitet, ndërkohë që ka edhe shkarkime të shumta.

Në Zvicër Sioni, aty ku luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani, largoi 9 futbollistë që nuk pranuan marrëveshje të re për uljen e pagave.

E njëjta gjë ka ndodhur tashmë edhe në Kroaci, por këtë herë ulja e pagave nuk ka të bëjë me futbollistët, ashtu që Arijan Ademi do të duhet të ri i qetë.

Dinamo Zagreb u ka kërkuar anëtarëve të stafit teknik që të pranojnë uljet e pagave, por ata kanë qenë kundër.

Mbetet në ekip trajneri Nenad Bjelica, i cili do të duhet të mendojë për pjesën tjetër të stafit në momentin që do të rinisin përgatitjet.

“Me vendim të Bordit Drejtues të GNK Dinamo, më 26 mars, marrëveshjet e bashkëpunimit me anëtarët e mëposhtëm të stafit teknik u ndërprenë: Rene Poms, Nino Bule, Sylvia Cavlin, Martin Mayer, Carlo Reinholz, Jasmin Osmanovic. Klubi do të vazhdojë t’ju njoftojë përmes deklaratave për shtyp në uebsjatin zyrtar”, thuhet në komunikatën e Dinamo Zagreb.

Leave a Reply