Trabzonspori kërkon një futbollist të Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Kvadvo Asamoa mund të largohet nga skuadra kampione e Italisë. Për shërbimet e ganezit interesim ka shfaqur skuadra turke e Trabzonsporit,  drejtuesit e së cilës skuadër veçmë kanë pyetur edhe rreth çmimit të futbollistit homologët e tyre të Juves, të cilët po mendojnë nëse do të jetë e arsyeshme për tu ndarë me të.

28-vjeçari Asamoa shpreson të mbetet edhe më tej pjesë e Juventusit. Ai është një futbollist shumë polivalent, i cili mund të veprojë në disa pozicione në fushë, duke bërë që Juve të mendohet bukur mirë, nëse do lejonte largimin e tij.

Kanë qenë dëmtimet e shpeshta arsyeja që e larguan në shumë raste Asamoah nga fushat e blerta, duke pasur parasysh se në 3 edicionet e fundit në “Serie A” ka zhvilluar vetëm 36 ndeshje.

Leave a Reply