Juve pranon ofertën e Çelzit për Aleks Sandro

Juventusi ka pranuar ofertën e Çelzit për Aleks Sandron, njofton “Corriere della Sera”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas të përditshmes angleze, “blutë” e Londrës janë dakorduar të paguajnë 70 milion euro për shërbimet e mbrojtësit juventin.

Me këtë shumë të ofruar nga ana e Çelzit, kanë mbetur të kënaqur edhe  vetë drejtuesit e Juventusit, ndërsa mësohet se edhe vetë futbollisti ka arritur marrëveshje me kampionët e Anglisë rreth kushteve personale.

Tashmë Juve është vënë në kërkim të zëvendësuesiet të Aleksa Sandro. “Zonja e Vjetër” po mendon rikthimin në skuadër të futbollistit të saj, Leonardo Spinacola, i cili si i huazuar po luan te Atalanta.

Dy emra tjerë që përmenden si zëvendësues të brazilianit 26-vjeçar janë edhe ai i De Shiljos nga rradhët e Milanit dhe Mateo Darmian nga rradhët e Mançester Junajtedit.

Leave a Reply