ZYRTARE, Kobetiç nënshkruan me Renovën

Lajmi i publikuar ditë më parë në portalin tonë lidhur me transferimin e portierit kroat, Matija Kobetiç te Renova,  tashmë është bërë edhe realitet.

Ish portieri  i Bregallnicës dhe Vardarit sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës nga Xhepçishti, me të cilët ka nënshkruar kontratë një vjeçare. Lajmin për “infOSoprt.mk” e konfirmoi drejtori sportiv i kësaj skuadre, Lirim Saiti, i cili shkurtimisht tha: “Po e vërtetë është që kemi arritur marrëveshje me portierin kroat, Kobetiç. Me të kemi arritur kontratë një vjeçare, ndërsa shpresojmë se me të Renova do të përfitoj në kualitet brendz kornizave të golit”.

Kobetiç në futbollin tonë vendor erdhi verën e vitit 2014-të, kur nga Sesvete u transferua te Vardari, pjesë e së cilës skuadër ishte deri në vitin 2016-të, para se ti bashkohej skuadrës së Bregallnicës.

Pasi i përfundoi kontrata me skuadrën nga Shtipi, Kobetiç ishte një agjent i lirë, ndërsa këtë më së miri pritet ta shfrytëzojnë drejtuesit e Renovës, të cilët besojnë se kanë gjetur zëvendësimin adekuat për portierin e larguar, Eglant Haxho.

ZYRTARE, RENOVA ANGAZHON ISH PORTIERIN E SHKËNDIJËS

Rikujtojmë ditë më parë, Renova zyrtarizoi marrëveshjen edhe me portierin tetovarë, Hadis Veli, që shihet si zëvendësim për të larguarin Saladin Mustafi.

Me Kobetiç dhe Veli, porta e Renovës fiton në siguri, ndërsa vlen të ceket se “gjipspunuesit” në rradhët e tyre arritën të rikthejnë edhe sulmuesin Lavdrim Skenderin.

 

 

 

Leave a Reply