Renova gjen pasuesin e Haxho, angazhon portierin Kobetiç!

Renova si duket ka reaguar shumë shpejtë rreth angazhimit të një portieri të ri, pas ndarjes me dy portierët e parë, Eglant Haxho dhe Saladin Mustafi. Ky i fundit vendosi të vazhdojë kontratën në Kosovë te skuadra e Llapit, teksa sa i përket Eglant Haxhos, Renova nuk e vazhdoi kontratën me portierin nga Tirana, pasi një gjë të tillë kërkoi trajneri i ri i skuadrës, Vlatko Kostov, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ky i fundit mendohet të jetë edhe më i merituari për angazhimin eventual të portierit kroat, i cili te Renova vjen nga rradhët e Bregallnicës.

Kobetiç në futbollin tonë vendor erdhi verën e vitit 2014-të, kur nga Sesvete u transferua te Vardari, pjesë e së cilës skuadër ishte deri në vitin 2016-të, para se ti bashkohej skuadrës së Bregallnicës.

Pasi i përfundoi kontrata me skuadrën nga Shtipi, Kobetiç ishte një agjent i lirë, ndërsa këtë më së miri pritet ta shfrytëzojnë drejtuesit e Renovës.

Leave a Reply