Roma zëvendëson Salah-n me brazilianin Moura

Nënkampionët e Italisë, Roma kanë gjetur zëvendësimin e Mohamed Salah-s, pasi së shpejti pritet të firmosin me futbollistin e PSZH-së, Lukas Moura. Braziliani para katër viteve ishte transferuar në Paris nga San Paolo për 40 milionë euro.

Roma pretendon që kartonin e futbollistit parizien ta paguajë për 30 milionë euro. Në rast se ky transferim kryhet me sukses, Moura do të ketë një vend titullari te Roma, diçka që nuk e ka aktualisht te PSZH.

Lukas Moura dy vitet e fundit nuk është paraqitur me fanellën e përfaqësueses braziliane, si shkak i pak ndeshjeve të luajtura në kampionatin francez.

Leave a Reply