Skuadra e Skënderbeut më në fund ka bërë një goditje të fuqishme në merkato, duke bërë pazar te skuadra e njohur italiane e Kievos.
Sipas asaj që raporton “Sportneës” në Supersport, skuadrës korçare në formë huazimi do ti bashkëngjitet sulmuesi 23-vjeçar, Ali Soue.
Të dyja palët janë dakorduar që Soue të vesh fanellën e Skënderbeut në sezonin e ri dhe të ndihmojë skuadrën e Ilir Dajës në fazën ofenzive, aty ku kjo skuadër sheh mangësi pas largimit të Hamdi Salihit.
Ndryshe Ali Soue është një futbollist nga Gambia, që sezonin e fundit kishte luajtur me skuadrën e Viboneze në Lega Pro, për të cilën skuadër në 18 ndeshje kishte shënuar 6 gola.
Më parë ai kishte veshur fanellën e Juve Stabias, Peskarës, Latinës, Modenës, Leçes dhe Pratos. Rikujtojmë Skënderbeu gjatë kësaj merkatoje angazhoi edhe një sulmues tjetër, malazezin Vujoviç.