Publikohet video e aksidentit të Venus Uilliams që solli një viktimë (VIDEO)

Policia e Plam Beach ka shpërndarë një video, ku shihet aksidenti ku kishte qenë e përfshirë tenistja e njohur amerikane, Venus Uiliams.

Video që është marrë nga telekamerat e sigurisë, tregon se si Venus Uiliams qëndron pas një tjetër makine në semafor, më pas ajo nis të kalojë kryqëzimin, ku i duhet të frenojë sërish për t’i hapur rrugë një makine që vinte me shpejtësi nga e majta, mirëpo kohën që niset sërish, ajo goditet nga makina e Linda Barson, ku si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur burri i saj 78 vjeçar.

Linda Barson në deklaratën e dhënë në polici, kishte deklaruar se kishte kaluar në semafor në të gjelbërt, e kundërta e asaj që kishte deklaruar Venus Uiliams,

avokatët e së cilës kërkojnë të dëshmojnë se tenistja nuk ka faj në aksidentin rrugor që tashmë vjen edhe me video material.

Leave a Reply