ZYRTARE, Berat Gjimshiti do të luaj në Serie A

Futbollisti nga Lugina e Preshevës, Berat Gjimshti sot edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Beneventos, që sezonin e ri do të luajë në “Serinë A”.

Ditën e sotme, mediat italiane kanë publikuar fotot e qendërmbrojtësit kuqezi, i cili ishte pjesë e ekipit të tij të ri, duke u nisur në fazë përgatitore drejt Modenas.

Gjimshiti është huazuar nga Atalanta drejt Beneventos, skuadër e cila do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të qendërmbrojtësit verën e ardhshme.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë zhvilloi një paraqitje shumë pozitive gjatë sezonit të shkuar në “Serinë B” me ekipin e Avellinos duke rënë në sy edhe të ekipit të Beneventos, skuadër që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u ngjitur në “Serië A”. Edhe pse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar nga klubet,  fakti që ai ka dalë në stërvitje me skuadrën e Beneventos nuk lë vend për dyshime në lidhje me të ardhmen e Gjimshitit, i cili sezonin e kaluar me Avelinon në “Serie B”, regjistroi plotë 35 paraqitje.

 

Leave a Reply